“Forca” dhjetëshe në kampionatin e Maqedonisë

Dje në Kavadar është zhvilluar dita e parë e kampionatit të Maqedonisë në karate dhe turneu shpërblyes për fëmijë, kurse KK Forca nga Shkupi edhe njëherë ka shkëlqyer duke fituar 10 medalje.

Në garën shpërblyese klubi nga Çairi fitoi vendin e dytë në kata ekipore (2004-06) me formacionin: Janina Dardhishta, Arta Bushi dhe Jusra Ademi, kurse në individuale argjend mori Jusra Ademi (2004) e cila pati një konkurrencë prej 25 kundërshtareve, ndërsa Bushi mori bronz. 

Ari tek kjo kategori e garave fitoi talenti i pamposhtur Suhejb Veseli (2006) i cili me kualitetin e tij po vazhdon të habisë edhe ekspertët e këtij sporti. Nga ana tjetër, kampion të Maqedonisë arritën të bëhen Aisha Asani (2001,-42kg), Efrah Halimi (2001, -47kg) dhe Verona Ajdini (2000, -47kg), nënkampione Sajra Morina (2001, +47kg) dhe Esma Asani ( 2000, -47kg), ndërsa me bronz u desh të pajtohet kësaj radhe Abdurahman Allimi (2003, +45kg). Cekim se Aisha Asani deri tek medalje e artë erdhi pasi zhvilloi disa lufta mjaft interesante ku në fund triumfonte, kurse afër vendit të parë ka qen edhe Sajra Morina e cila edhe pse tregoi ballafaqime interesante ne luftën finale pësoi, pasi për një çerek kundërshtarja ishte më e mirë duke fituar me rezultat të ngushtë 2:1. 

Duhet cekur se tani më fituesit e medaljeve kanë marrë vizën për tu paraqit në kampionatin ballkanik që zhvillohet muajin e ardhshëm në Turqi, kurse atyre priten ti bashkëngjiten edhe kamponi ballkanik Abduarahim Idrizi, Usame Bajrami dhe Mevludi të cilët të diellin do të paraqiten ne kampionat.

“Jam shumë i kënaqur me rezultatet e ditës së parë nga kampionati i Maqedonisë ku arritëm nga 10 garues të marrim po aq medalje. Shpresoj se kështu do të vazhdojmë edhe të diellin kur do të paraqiten edhe tre garues tanë. I përgëzoi karateistët për suksesin e arritur”, tha trajneri Muarem Imeri. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button