Xhensila dhe Doda paralajmërojnë duetin e radhës
Është njëra ndër këngëtaret me vokalin më të ëmbël që ka skena shqiptare. Bëhet fjalë për Xhensila Myrtezajn, e cila filloi karrierën e saj në ‘Ethet e së premtes mbrëma’.
Këngëtarja përmes llogarisë në rrjetin social ‘Facebook’ ka zbuluar se së bashku me këngëtarin Elgit Doda është duke punuar për hitin e tyre më të ri.
”Working the new hit..Elgit Doda”( Duke punuar për hitin e ri me Elgit Doda)”, ishte ky mbishkrimi i këngëtares në “Facebook”.
Njëkohësisht ky është bashkëpunimi i tyre i dytë, pasi që vitin e kaluar ata sollën këngën ’Liar’, i cili u mirëprit shumë mirë nga publiku.
Vlen të theksohet se këngëtarja 21-vjeçare ditë më parë ka lansuar këngën e saj më të “Jeton tek unë” në edicionin e njëmbëdhjetë të festivalit “Top Fest”.