Kosovë, rinumërimi ndryshon rezultatet e tre kandidatëve për deputetë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i Republikës së Kosovës, në një konferencë për media ka miratuar raportin e Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve (QNR) mbi rinumërimin e 117 kutive të votimit ku tre deputetë të rinj kanë fituar mandatin e deputetit kurse tre të tjerë kanë humbur, raporton Anadolu Agency (AA).

Koordinatori i QNR-së, Burim Ahmetaj, bëri të ditur se sipas kërkesës së Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtera (PZAP) për rinumërimin e votave në 117 vendvotime diferenca mes partive nuk është e madhe, përveç diferencës së madhe të votave të dy subjekteve politike Partia e Re Demokratike dhe Partia Turke e Drejtësisë së Kosovës. Ndërsa tek ankesat e kandidatëve në bazë të kërkesës ka patur ndryshime në mandatet e tre kandidatëve për deputetë.

“Prej të gjitha këtyre rinumërimeve që janë bërë në QNR tani kemi rirenditje të votave të kandidatëve dhe kemi tre ndryshime në mandate në tre subjekte politike. Bëhet fjalë për subjektin politik LDK-AKR-Alternativa, ku Naser Osmani ka 7350 vota dhe Imet Rrahmani pas rinumërimit që ka 7272 që do të thotë Osmani ka fituar mandatin ndërsa Rrahmani ka humbur mandatin. Tek subjekti me numër 26, Partia Demokratike Turke e Kosovës (KDTP), Fikrim Damka pas rinumërimit tani ka 2980 vota që do të thotë që ka fituar mandat dhe Mahir Yağcılar ka 2928 vota që do të thotë se ka humbur mandatin dhe nga partia ‘Lista Serbe, Sllavko Simiç ka 12.603 vota që ka fituar mandat ndërsa Branimir Stojanoviç ka 12.464 që ka humbur mandatin”, tha Ahmetaj.

Çertifikimi i rezultateve do të bëhet pasi të kryhen procedurat e ankesave në Gjykatën Supreme.

Ndryshe, nga data 29 qershor kishte filluar afati 24 orësh për subjektet politike dhe kandidatët për të bërë ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button