Maqedoni, dy denarë shtesë subvencione për prodhuesit e bostanit

Dy denarë shtesë subvencione për një kilogram bostan të shitur nga 3 deri në 15 korrik të këtij viti të blerësve të regjistruar me çmim jo më të lartë se katër denarë, do të marrin prodhuesit.

Kështu vendosi Qeveria në seancën e djeshme. Qëllimi është që, siç njoftoi, të ndihmohen bujqit për shkak të çmimit shumë të lirë me të cilin ballafaqohen.

Gjatë përllogaritjes të pagimit të drejtpërdrejtë, sqaron pres-shërbimi qeveritar, janë marrë parasysh sasitë që nuk tejkalojnë 50.000 kilogramë për hektar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button