Maqedoni, ka rritje e eksportit prej 15,1 për qind në pesë muajt e parë të vitit

Vlera e këmbimit të përgjithshëm tregtar të Maqedonisë në periudhën janar-maj të këtij viti arrin 4.675.277.000 euro.

Siç bëri të ditur sot Enti Shtetëror për Statistikë, eksporti i mallrave nga Maqedonia, në pesë muajt e parë të këtij viti arrin 1.964.512.000 euro dhe shënon rritje prej 15,1 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Vlera e mallit të importuar, megjithatë, arrin 2.710.765.000 euro, që është për 12,1 për qind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Deficiti tregtar, në periudhën janar-maj të këtij viti arrin 746.253.000 euro. Mbulimi i importit me eksportin, në pesë muajt e parë të këtij viti arrij 72,5 për qind.

Këmbimi tregtar sipas prodhimeve tregon se në eksport, më e madhe është pjesëmarrja e katalizatorëve të bartësve me metalet e çmuara ose komponimet e tyre, setet e përçuesve për ndezje dhe të ngjashme, për automjete, aeroplanë ose anije, feronikel dhe veshje. Në import, më shumë janë të përfaqësuar platini dhe legurat e platinit, të papërpunuar ose pluhur, vajrat e naftës dhe vajrat e marra nga mineralet bitumioz (përveç lëndëve të para), metale tjera nga grupi i platinit dhe legurat e tyre, të papërpunuara dhe në formë të pluhurit dhe energjia elektrike.

Në periudhën janar-maj të këtij viti, sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit të jashtëm-tregtar, Maqedonia më së shumti ka tregtuar me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Serbinë dhe Bullgarinë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button