Cilën këngë e favorizon Rona në Eurovision?

Vetë i ka provuar ethet e skenës së festivalit evropian për këngë “Eurovision”. Megjithëse bëri thirrje për ta mbështetur këngën e përfaqësueses shqiptare Hersi Matmujës, “One Night’s Anger”, kjo e fundit nuk arriti të kualifikohet për në natën finale të këtij festivali.

Rona Nishliu me anë të një postimi së fundi në llogarinë e saj zyrtare të rrjetit social “Twitter” ka zbuluar se cilat këngë të këtij festivali tani i pëlqen.

Bëhet fjalë për këngën e përfaqësuesit së shtetit të Holandës, “The Common Linnets – Calm After The Storm” dhe atij të Hungarisë “András Kallay – Saunders”, megjithëse, për këtë të fundit ka mëdyshje.

Por, mbetet të shihet nëse njëra nga këto dy këngë të cilat i preferon këngëtarja 27-vjeçare, do të ngadhënjejnë në natën finale, e cila do të zhvillohet sot në Kopenhagë të Danimarkës.

Ndërsa vlen të theksohet se aktualisht bastoret evropiane po e favorizojnë këngën suedeze dhe atë armene si fitues të festivalit, e të cilat kuotohen me koeficient pothuajse të njëjtë, pesë, përkatësisht 5.2, ndërsa të preferuarat e Ronës gjenden më poshtë në këtë listë.

Kujtojmë se këngëtarja mitrovicase në vitin 2012 në Baku të Azerbajxhanit ka marrë rezultatin më të lartë që Shqipëria ka arritur ndonjëherë në konkurrimin e Eurovision me këngën e saj “Suus”, e cila u rendit e pesta në festivalin që bashkon fituesit kombëtare të çdo vendi evropian. Ndërsa Anjeza Shahini mbante rekordin, kur ajo u rendit e gjashta në vitin 2004.

Konkurrentët që kaluan ne finale:
1. Armenia
2. Suedia
3. Islanda
4. Rusia
5. Azerbajxhani
6. Ukraina
7 . San Marino
8. Holanda
9. Mali i Zi
1 0. Hungaria
11. Britania e Madhe
12. Franca
13. Gjermania
14. Spanja
15. Italia
16. Danimarka
17. Greqia
18. Malta
19. Norvegjia
20. Polonia
21. Rumania
22. Sllovenia
23. Zvicra
24. Finlanda
25. Austria
26. Bjellorusia

Lajme të ngjashme

Back to top button