Auditori thotë se mijëra euro të Kuvendit nuk dihet se ku shkuan

Zyra Kombëtare e Auditimit pas publikimit të raportit të financave ka ngritur dyshime për keq menaxhim të mijëra eurove nga Kuvendi i Kosovës, transmeton Indeksonline.

Sipas gjetjeve të auditorit bazuar në LMFPP, ndarja buxhetore duhet të bëhet në përputhje me qëllimin e specifikuar në kërkesat buxhetore.

Shpenzimet për subvencione në vlerë prej 60,000€ për KRK-në ishin përfshirë në ligjin e buxhetit për vitin 2016, pa u specifikuar qëllimi i ndarjes së subvencioneve. Ky qëllim nuk ishte specifikuar as me kërkesën për ndarjen shtesë në bazë të rishikimit të buxhetit për vitin 2016.

Rreziku sipas auditorit i mos specifikimi i qëllimit të dhënies së subvencioneve me rastin e ndarjes buxhetore rrit rrezikun që mjetet buxhetore të shfrytëzohen për qëllime tjera të pa planifikuara.

Ai ka rekomanduar që Sekretari i Përgjithshëm duhet të sigurojë se me rastin e kërkesave buxhetore janë specifikuar qëllimet për dhënien e subvencioneve dhe se ndarja e buxhetit bëhet në përputhje me objektivat e përcaktuara.

Tjetër parregullsi sipas Autidimit ishte edhe mos regjistrimi i pasurisë jokapitale në regjistrin e pasurisë.
Sipas rregullores NR.02/2013 për Menaxhimin e Pasurisë jo Financiare të Organizatave Buxhetore, pasuritë jokapitale me vlerë nën 1,000€ dhe stoqet duhet të regjistrohen në regjistrin e-pasuria.

Megjithatë, pasuritë jokapitale me vlerë nën 1,000€ të cilat ishin blerë para vitit 2011, ende nuk ishin regjistruar në regjistrin e –pasuria, por në një regjistër të brendshëm në formatin excel, ku janë të evidentuar të gjitha pasuritë.

Rreziku sipas auditorit është se Regjistrimi i pasurisë në dy data baza të ndryshme vështirëson menaxhimin efektiv të saj. Po ashtu informatat financiare rreth pasurisë mund të mos përmbushin kërkesat e kontabilitetit dhe raportimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button