Helmut Koll varroset në varrezat e katedrales në Shpajer

Ish-kancelari gjerman Helmut Koll mbrëmë u varros në afërsi të katedrales së vjetër në qytetin Shpajer, transmeton DPA.

“Po përshëndetemi me një burrë shteti të madh”, deklaroi peshkopi katolik karl-Hajnc Vizeman, i cili e udhëhoqi meshën e varrimit, në të cilën ishin të ftuar rreth 1.500 persona.

Rreth 600 persona në ekran të madh në të hapur e ndoqën liturgjinë e varrimit edhe krahas asaj që binte shi.

Pas rekuiemit, Koll u dërgua me ceremoni ushtarake në sheshin para katedrales, para se të vendoset në varrezën e tempullit, në rreth të ngushtë të afërmve – ku merrte pjesë e veja Maile Koll-Rihter, por jo edhe fëmijët dhe nipërit e tij, njoftuan mediat franceze.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button