Pala greke kthen emigrantët shqiptarë, kërkojnë 3000-5000 euro garanci

Emigrantët shqiptarë kanë kërkuar ndërhyrjen e autoriteteve shqiptare, pasi autoritetet greke kanë vazhduar edhe sot kthimin e tyre në pikën kufitare të Kapshticës, në Korçë.

Emigrantët thonë se pala greke u kërkon një garanci prej 3000-5000 eurosh, për t’i lejuar të kalojnë kufirin.

Sipas emigrantëve, kjo situatë është e pajustifikueshme, pasi autoritetet greke po shkelin rregullat e liberalizimit të vizave.

Ndërkohë autoritetet kufitare të Kapshticës bëjnë të ditur se vetëm gjatë ditës së djeshme janë kthyer në kufi rreth 70 persona, të cilëve u është kërkuar garanci.

Autoritetet doganore thonë se, pas takimeve me homologët grekë, kanë marrë siguri se emigrantët nuk do të kthehen në kufi./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button