Alsat: Familja nga Radishani nuk është shpërngulur

Familja Zeqiri nga lagja Radishan e Komunës së Butelit nuk është shpërngulur e as që ka ndërmend të ndërmerr një hap të këtillë. Këtë sot për Alsat M e deklaroi kryefamiljari Fehmi Zeqiri duke përgënjeshtruar zërat e ditëve të fundit se familja e tij ka mbyllur shtëpinë dhe ka marrë rrugën për tu shpërngulur për Gjermani. Ekipi i Alsat sot vizitoi këtë familje në Radishan e cila më datë 13 Prill, mbrëmjen e zgjedhjeve presidenciale ishte sulmuar nga aktivist të  VMRO DPMNE-së. Kryefamiljari Fehmi Zeqiri thotë se ata do të qëndrojnë në tokat e tyre pasi nuk kanë ku të shkojnë gjetiu. Disa familjarë të tij për momentin nuk janë në shtëpi, por ky fakt nuk do të thotë se familja 40 anëtarëshe është shpërngulur.

 ‘Jo, jo nuk është e vërtet që ja kemi vendos drynin shtëpisë, rreth 20 anëtarë të familjes jemi këtu. Nuk largohemi prej këtu, assesi nuk largohemi. Kemi komunikim edhe me zyrtarët shtetëror, faleminderit edhe prej tyre, dhe ne vazhdojmë edhe më tej të presim ndihmën e tyre pasi ne nuk jemi persona që kemi bërë ndonjëherë por vetëm se ne jemi cak i sulmeve. Ndryshe ne nuk largohemi prej këtu, ky vatan nuk lëshohet, këtë vatan nuk e lëshojë pasi nuk është gjendje lufte e as asgjë, por edhe të ketë luftë unë jam i këtij vendi’, tha Fehmi Zeqiri – kryefamiljar. 

Zeqiri është në komunikim permanent me autoritet zyrater të vendit. Ka realizuar takim edhe me zv ministrin e brendshëm Zemri Qamili i cili ka garantuar atë se organet e rendit do të jenë shërbim të të gjithë qytetarëve përfshirë edhe familjen Zeqiri për të parandaluar cdo shqetsim që eventaulisht mund të kenë..

“Unë e sigurova kryefamiljarin Zeqiri se ne si polici në kuadër të kompetencave tona do të japim maksimumin që të sigurojmë rend dhe siguri e çdo qytetari por edhe të familjes Zeqiri në mbrojtje të jetës dhe pronës së tyre”, deklaroi Zemri Qamili – zv/Ministër i Brendshëm.

Zv/ministri i Brendshëm Qamili gjithashtu tha se për të zgjidhur tërësisht këtë problem, ka organizuar takim i cili do të mbahet këtyre ditëve mes tij, kryefamiljarit Zeqiri dhe autoriteteve lokale të komunës së Butelit gjegjësishtë kryetarin e saj Petre Latinovski..

Ndërkohë të kontaktuar nga ALSAT-M, Sektori për Punë të Brendshme në Shkup thonë se pas zbardhjes së rastit të incidentit në Radishan, nga familja Zeqiri deri më sot më nuk është denoncuar ndonjë akt i dhunës apo incident tjetër. 

Lajme të ngjashme

Back to top button