Gjykatës Penale i duhet ende kohë që gjykatësit të vendosin për akuzat e PSP-së

“Në lidhje me propozimet e dërguara nga Prokuroria Speciale Publike, Gjykata Penale e informon opinionin se propozimet tani janë ndarë për t’u punuar në Këshillat Penal të kësaj Gjykata dhe për të njëjtat po punohet”, thuhet në kumtesën e Gjykatës Penale, njofton Portalb.mk.

“Duke e pasur parasysh numrin e madh të propozimeve për personat e përfshirë në to, por edhe provat materiale të dorëzuara në propozimet, gjykatësit të cilët veprojnë në Këshillat po përpiqen që të japin vendime korniza të afatit të paraparë”, shtojnë nga Gjykata.

Ata gjithashtu thonë se duke  e pasur parasysh faktin se pas miratimit të vendimeve për të gjitha propozimet, të njëjtat duhet që të përpunohen me shkrim dhe të dorëzohen deri te palët në procedurë. Gjykata shton se nuk parashihet se sa kohë mund të zgjatet procedura, dhe  premton se opinioni do të informohet për miratimin e vendimeve të Këshillit Penal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button