Shteti Islamik drejt fundit, rrethohet në bastionin e tij kryesor

Grupi Shteti Islamik (IS) që prej ditës së enjte është rrethuar në bastionin e tij sirian të Rakas, një tjetër goditje për këtë organizatë të frikshme që po humbet kudo terren ndërkohë që financimet e saj po shuhen.

“Pas një manovre rrethimi që kërkoi disa muaj, aleanca arbo-kurde e mbështetur nga koalicioni ndërkombëtar i drejtuar nga SHBA-ja i bllokoi rrugët e fundit të arratisjes xhihadistëve të këtij qyteti në veri të Sirisë”, sipas Observatorit Sirian të të Drejtave të Njeriut (OSDH).

Kjo deklaratë vjen tre vite pas shpalljes nga ISIS-i të Kalifatit Islamik në territoret që luftëtarët e tij kishin pushtuar në Siri dhe në Irakun fqinj.

Rreth 2 500 xhihadistë vazhdojnë të luftojnë në qytet, sipas gjeneralit britanik Rupert Jones, komandanti i dyti i koalicionit ndërkombëtar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button