‘Selam Brazil’ udhëzues për muslimanët në Botëror

Një libër (broshurë) i veçantë udhëzues është botuar në Brazil për tifozët muslimanë për Kupën e Botës ‘Brazil 2014’
I titulluar “Selam Brazil”, broshura ka 32 – faqe dhe është botuar nga Bashkimi i Shoqatave Islamike e Brazilit në bashkëpunim me ambasadën e Omanit në këtë shtet në Amerikën e Jugut.

Kryetari i Bashkimit të Shoqatave Islamike të Brazilit, Muhammed Husein el- Zukbi tha se broshura i ofron tifozëve muslimanë adresat e qendrave islame, xhamive, restorantet hallall dhe qendrat argëtuese për aktivitete, aktivitete të cilat janë në përputhje me ligjet e Sheriatit Islam.

(Xhamia në qytetin Campinas në Brazil dhe libri udhëzues)

Ai tha se broshura, gjithashtu, përmban një histori të shkurtër të pranisë së Islamit në Brazil dhe për kulturën e muslimanëve brazilianë.
Sipas Muhammed Al- Zukbi, kopjet e broshurës “Selam Brazil” janë ofruar pranë të gjitha linjave ajrore në vendet islame dhe arabe që do të shpërndahen në mesin e udhëtarëve muslimanë që udhëtojnë për në Brazil .

Algjeria, Republika Islamike e Iranit dhe Bosnja e Hercegovina janë shtete muslimane ekipet e futbollit të këtyre shteteve do të jenë të pranishme në Kupën e Botës -FIFA 2014.
Gjithashtu, një numër i ekipeve të tjera, duke përfshirë Francën, Bregun e Fildishtë dhe Kamerunin kanë lojtarë muslimanë.

Kupa e Botës do të fillojë me një ceremoni më 12 qershor. Ndeshja e hapjes do të jetë në mes Brazilit dhe Kroacisë, ditën e premte më 13 qershor 2014.
32 ekipe të ndara në tetë grupe do të konkurrojnë për trofeun e Kupës së Botës në Brazil.

Lajme të ngjashme

Back to top button