KH: Policia në mënyrë jo ligjore ka publikuar të dhëna për mjekun e arrestuar

Policia në mënyrë jo ligjore dhe në kundërshtim me Kushtetutën ka publikuar të dhëna personale për mjekune dyshuar D.S dhe më këtë në mënyrë brutale ka lënduar prezumimin e pafajësisë të të dyshuarit. Me të gjitha hapat e saj MPB me publikimin e të dhënave, ka thyer fshehjen e të dhënave personale. Më këtë MBP nuk e respekton rolin e saj që ka si servis publik dhe nëpërmjet frazave “ka kërkuar dhe ka pranua”, tregon për vepër penale para se filluar procedura gjyqësore, vlerëson Komiteti i Helsinkit.

Nga Komiteti thonë se me praktikën e zyrtarëve policor që të bëjnë kontroll pa përgatitjen adekuate vihet në dyshim ligjshmëria e dëshmive të marra dhe mbrojtja e materialit dëshmues.

Komiteti i Helsinkit edhe në të kaluarën ka reaguar për këtë praktik të MPB për të mos I praktikuar rregullat ivat e ligjeve në fuqi. 

Komiteti I Helsinkit fton Prokurorinë publike dhe Gjykatën Themelore në Shkup, që të mos gjunjëzohen para presioneve të pushtetit ekzekutiv dhe të shqyrtojnë vendimin për masën e paraburgimit për mjekun D.S.

Lajme të ngjashme

Back to top button