Bejli: Është koha për ndërtim të unitetit ndërmjet partive dhe bashkësive për arritjen e qëllimit të përbashkët

Ura është metaforë e fuqishme për lidhje dhe përparim. Të ndërtohen ura do të thotë të afrohen njerëzit, të tejkalohen dallimet dhe të shkohet përpara. Unë e shoh Ambasadën e SHBA-së si një urë të tillë metaforike, sepse punojmë me Maqedoninëdhe me qytetarët e saj në bazë të vlerave të përbashkëta me qëllim që të lëvizim përpara drejt realizimit të qëllimeve të përbashkëta. Këtë e theksoi ambasadori amerikan, Xhes Bejli gjatë fjalimit të djeshëm në Ambasadë në pritjen solemne, që tradicionalisht organizohet me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.

Në prani të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, kryeminsitrit Zoran Zaev, ministrave në Qeveri, deputetëve, kryetarëve të komunave, përfaqësuesve të shoqërisë civile, korit diplomatik dhe mysafirëve të tjerë, ai e nënvizoi rëndësinë metaforike të urave si temë e cila është mjaft adekuate për këtë moment për Maqedoninë.

“Kjo është koha për ndërtimin e unitetit ndërmjet partive dhe bashkësive në mënyrë që të arrihet qëllimi i përbashkët – një Maqedoni e sigurtë, prosperuese dhe demokratike, e cila lëvizë drejt NATO-s dhe BE-së. Kjo është koha kur duhet të komunikoni me fqinjët tuaj, t’i tejkaloni dallimet dhe ta përforconi bashkëpunimin rajonal – ndonjëherë edhe tekstualisht përmes ndërtimit të urave dhe infrastrukturës tjetër”, nënvizoi ambasadori Bejli.

Ai theksoi edhe se urat nbuk janë punë e cila ndërtohet vetëm njëherë, por është shumë me rëndësi të mirëmbahen, ndërkaq urat simbolike, tha, që i ndërtojmë ndërmjet kombeve tona përmes bashkëpunimit dhe këmbimit gjithashtu kërkojnë kultivim dhe mirëmbajtje nga të gjithë ne.

Shënimi i sivjetmë i 241 vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara Amerikane ishte në shenjë të urave, i shoqëruar nga një video e shkurtë me urat më të rëndësishme në SHBA prej të cilave shumë kanë rëndësi të veçantë për atë vend, ndërkaq të pranishmit ndoqën edhe fishekzjarret tradicionale.

SHBA-ja më 4 korrik të vitit 1776 e shpalli pavarësinë nga Mbretëria britanike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button