Shtetasi i Maqedonisë arrestohet në Beograd

Policia e Beogradit e ka arrestuar M.D. (38) shtetas i Maqedonisë për shumë “vjedhje të rënda” të kryera.

Siç kumtoi sot Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, M.D. është arrestuar gjatë thyerjes së një banese në Beograd, ndërsa tek i cili është gjetur sasi e madhe e stolive. M.D. për të cilin policia e Beogradit ka shpallur urdhërarrest, dyshohet se në afërsi të banesës në të cilën ka dashur të kryejë plaçkitje, është përpjekur të hyjë edhe në tre banesa. Dyshohet se deri më tani ka hyrë në 12 shtëpi, banesa, si dhe në objekte hotelierike, nga të cilat ka vjedhur ar, para, mall teknik dhe arka. 

Lajme të ngjashme

Back to top button