Dita e Evropës, Besimi nikoqir i ‘EU Mëngjesit’

Me rastin e 9 Majit – Ditës së Evropës, zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Fatmir Besimi, sot është nikoqir i “EU Mëngjes”- it tradicional në Klubin e Deputetëve, në të cilin janë të ftuar ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfaqësues të lartë të zyrave të huaja në Republikën e Maqedonisë si dhe zëvendëskryeministrat e mëparshëm të Qeverisë përgjegjës për çështje Evropiane. 

EU Mëngjesi këtë vit organizohet për herë të dytë nga ana e Sekretariatit për Çështje Evropiane, me qëllim të shënimit të datëlindjes së Bashkimit Evropian i cili këtë vit shënon 64 vjet nga themelimi dhe 10 vjet nga zgjerimi. 

Zëvendëskryeministri Besimi me rastin e Ditës së BE-së, nesër do të marrë pjesë edhe në ngjarje të tjera të organizuara nga institucione të ndryshme dhe atë në akademinë solemne të organizuar nga Universiteti Shtetëror i Tetovës dhe EU Hepëningu i cili do të mbahet në ora 12 në Qendrën Jadran në Shkup, theksohet në kumtesën e Kabinetit të zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button