Kuvendi do t’i mbajë dy seanca

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do t’i mbajë dy seanca. Në rend dite të seancës së shtatë të caktuar për në orën 11 është Propozim-vendimi për ndryshimin e Vendimit për miratimin e vazhdimit të afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës për shkak të vëllimit të rritur të hyrjes dhe transitimit të emigrantëve përmes territorit të Maqedonisë.

Pas përfundimit të seancës së shtatë do të vazhdojë seanca e pestë në të cilën deputetët do t’i shqyrtojnë raportet vjetore të më shumë institucioneve për vitin 2016. Në mesin e tyre janë raportet e Komisionit shtetëror për vendimmarrje në shkallën e dytë në sferën e mbikëqyrjes inspektuese dhe për procedurë kundërvajtëse, të Komisionit shtetëror për vendimmarrje në procedurë administrative dhe procedurë të marrëdhënies së punës në shkallën e dytë, të Drejtorisë për mbrojtjen e të dhënave personale, të Komisionit për mbrojtjen e së drejtës së qasjes së lirë deri tek informacionet me karakter publik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button