Tenistët e Maqedonisë fituan ndaj Shqipërisë

Dejvis Kup reprezentacioni i Maqedonisë ka kaluar me sukses edhe pengesën e dytë në kuadër të grupit “C” të zonës së tretë euro-afrikane pasi sot me rezultatin identik 3:0 mundi Shqipërinë, duke siguruar kështu një vend në garat e balotazhit për kualifikim në zonën e dytë evro afrikane.

Fitoren ndaj Shqipërisë e paralajmëroi tenisti shqiptarë Shëndrit Deari, i cili në ndeshjen e parë me rezultatin 2:0 në sete 6:2, 6:1 e mundi Arbër Sulstarovën, ndërsa të njëjtën gjë në ndeshjen e dytë bëri edhe Dimitar Grabull përballë Genajd Shyphejës, të cilin e mundi me rezultatin 2:0, në sete 6:0, 6:1.

Në ndeshjen e fundit, atë në dyshe, Jotovski dhe Jankullovski në dy sete 6:0, 6:2 ia dolën të mundin dyshen shqiptare Pellushi – Shypheja, vazhduar në këtë mënyrë serinë e fitoreve në kuadër të ndeshjeve në zonën e tretë euro-afrikane që po zhvillohen në Segedin të Hungarisë.

Falë fitores së sotshme të përzgjedhurit e seleksionuesit Marinkoviq kanë arritur të zënë vendin e parë në grupin “C”, ndërsa për tu kualifikuar një rang më lartë, në zonën e dytë euro-afrikane të “Dejvis Kupës” Maqedonia do të takohet me Turqinë.

Lajme të ngjashme

Back to top button