Reali i Madridit, klubi më i pasur në botë

Revista prestigjioze “Forbes”, publikoi listën e klubeve të futbollit me vlerë më të lartë financiare, ku spikasin skuadrat spanjolle, me futbollin vendit iberik që po dominon skenën europiane.

Dy vendet e para u përkasin pikërisht Realit të Madridit dhe Barcelonës.

Gjatë 2013 Los Blancos kanë arkëtuar më shumë para se çdo skuadër tjetër në botë, më saktësisht 675 milionë Dollarë ose 485 milionë Euro. Reali i Madrid vlerësohet si klub 2.47 miliardë Euro, duke pësuar një rritje prej 4% krahasuar me një vit më parë. Ndërsa Barcelona, e cila ka arkëtuar 450 milionë Euro gjatë 2013, vlerësohet 2.3 miliardë Euro, me një rritje të ndjeshme prej 23%, transmeton Supersport.

Podiumi kompletohet nga Manchester United, që sheh t’i ulet vlera me 11%. Pas klubit të Djajve të Kuq, që vlerësohet rreth 2 miliardë Euro, vjen Bayern Munich. Falë tripletës së famshme të arritur nën drejtimin e Jupp Heynckes klubi bavarez e ka rritur vlerën me 41% duke kapur shifrën e 1.3 miliardë Eurove.

Pas Bayern-it rreshtohen Arsenali me 995 milionë Euro, Chelsea me 623 milionë, Manchester City me 620 milionë, ndërsa vendi i tetë i rezervohet një klubi italian, pikërisht Milanit që vlerësohet 615 milionë Euro. Paz kuqezinjve vjen Juventus me 610 milionë, ndërsa lista e 10 klubeve më të pasura mbyllet nga Liverpool me 496 milionë Euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button