Debat ‘A është mposhtur fashizmi në Maqedoni’

Nesër në klub ‘Gem’ me fillim në orën 12 do të mbahet tryezë e rrumbullakët me rastin e ditës së 9 majit, Ditës së fitores kundër fashizmit, në organizim të Frontit për lirinë e shprehjes. 

Në shumë vende të Evropës 9 maji shënohet si ditë e fitores mbi fashizmin ose si ‘Dita e Evropës’.

Në pyetjen ‘A fashizmi është mposhtu në Maqedoni’ do të diskutojnë; Uranija Pirovska, Xhabir Deralla, Irena Cvetkoviq, Nikolla Gelevski, Vlladimir Millçin, Xhelo Hoxhiq dhe Zharko Trajanoski i cili është edhe moderator i debatit.

Lajme të ngjashme

Back to top button