Dhjetë persona të lënduar, tre prej tyre në gjendje të rëndë (FOTO)

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të stacionit të autobusëve në fshatin Sllatinë, në rrugën regjionale Tetovë-Jazhincë. Ky vend vazhdon të jetë i rrezikshëm për pjesëmarrësit në komunikacion ndërsa jo rralë herë aksidentet kanë përfudnuar edhe me viktima.

Dhjetë persona të lënduar, ndërsa tre prej tyre në gjendje të rëndë. Ky është bilansi i aksidentit që ka ndodhur rreth orës 13 e 30 minuta në hyrje të fshatit Sllatinë në rrugën Tetovë-Jazhincë, njofton Tv Koha.

Aksidenti ka ndodhur në mesditë ndërsa bëhet e ditur për disa të lënduar të cilët mënjëherë janë dërguar në spitalin e Tetovës. Raportohet se në këtë aksidnet është përfhirë një kombi furgon me udhëtarë dhe një veturë e tipit mercedes.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të stacionit të autobusëve në fshatin Sllatinë, në rrugën regjionale Tetovë-Jazhincë. Krahas veturës poashtu në aksident ka qenë i përfshirë edhe një traktor me rimorkoi me drejtues nga një banor i fshatit Sllatinë.

Vetura e tipit mercedes ishte duke qarkulluar nga Jazhinca për në Tetovë, ndërsa kombi furgoni me udhëtarët ishte duke qarkulluar nga Tetova për në Jazhincë. Në vendngjarje kanë dalur ekipet e policisë të cilët hetojnë arsyet e këtij aksident. Ky vend vazhdon të jetë i rrezikshëm për pjesëmarrësit në komunikacion ndërsa jo rrallë herë aksidentet kanë përfunduar edhe me viktima.

Lajme të ngjashme

Back to top button