Garat Kuranore, ndahen çmime për më të mirët

Me iniciativën e operativës së Myftinisë së Shkupit janë organizuar garat e dyta Kuranore 2014. Këtë projekt e realizoi Këshilli organizativ i udhëhequr nga Senad ef. Ramadani, Miftar ef. Islami dhe Bajram ef. Gurri, të autorizuar nga Myftinia e Shkupit.

Organizimi u përkrah nga Bashkësia Fetare Islame e Republikës së Maqedonisë, pastaj Komuna e Çairit dhe një numër i konsiderueshëm bamirësish, biznesmenësh dhe afaristësh të vendit.  Në këto gara morën pjesë 42 mejtepe te cilat shtrihen në qytetin e Shkupit dhe rrethinën e tij dhe gjithsej 140 garues, përfaqësues të këtyre mejtepeve. 

Hapja solemne e Garave Kuranore Shkup 2014, dyditore u bë mëngjesin e të shtunës më datë 3.05.2014 në ambientet e Xhamise “Mustafa Pasha” dhe vazhduan edhe të nesërmen me mysafirë të lartë nga jeta fetare, kulturore dhe politike nga Maqedonia e me gjerë, përfshirë këtu edhe nga shtetet arabe.

Garat i vizitoi edhe kryetari i BFI-se Reis-ul-Ulema Sulejman ef. Rexhepi, sekretari i përgjithshëm i BFI-së,  Afrim Tahiri, myftiu i Shkupit Ibrahim ef. Shabani, përfaqësues nga Ambasada e Katarit në Maqedoni dhe përfaqësues nga Medina e shenjtë, përkatësisht përfaqësues të Ministrisë së Arsimit të Arabisë Saudite.

Garat i vizituan edhe dy udhëheqësit e vatrave të shkollimit fetar edhe atë dekani i Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup,  dr. Fahrudin Ebibi dhe drejtori i Medresesë “Isa Beu” në Shkup,  Ibrahim Idrizi. 

Fituesit e garave u përcaktuan nga Komisioni profesional i përbërë nga tre ligjërues në Medresenë “Isa Beu” edhe atë: Rexhep Jusufi, ligjërues i lëndës Gjuhë arabe, Shafi Osmani dhe Sheval Aziri, të dy ligjërues të Drejtleximit të Kuranit.  Fituesi i çmimit të parë të Garave Kuranore Shkup 2014 për lexim më të mirë dhe më të bukur u shpall Bejan Bakiu nga Mejtepi i Sarajit, i cili në një konkurrencë të forte arriti të dilte i pari.

Të gjithë pjesëmarrësve në gara si dhe personave që kontribuuan në këtë drejtim,  iu ndanë mirënjohje dhe shpërblime në të holla dhe teknika arsimore, ndërsa dhjete fituesit e parë u dekoruan edhe me diploma. 

Fituesit e Garave Kuranore Shkup 2014: 1. Bejan Bakiu,  2. Ahmed Ziberi,  3. Egzon Memedi, 4. Hamza Seferi dhe Bejza Ali,  5. Adil Musoski dhe Adisa Hoxha,  6. Hamza Berati dhe Ejmen Duraku,  7. Kanita Bajrami dhe Jetmir Sefa,  8. Muhamed Musliu, Xhunejda Elezi dhe Mefail Jusufi,  9. Nasir Idrizi,  Hatab Zeneli dhe Ilmi Ahmeti,  10. Berina Demiri, Sead Idrizi dhe Alije Veseli.

Lajme të ngjashme

Back to top button