Filloi ndërtimi i kullës së tretë i ‘Xhevahir skaj Siti’

Ndërtimi i kullës së tretë nga kompleksi ‘Xhevahiri skaj Siti’ ka filluar dhe së shpejti do të përfundojë kati përdhes, informojnë nga kompania turke ‘Xhevahir Holding’ e cila ndërton ndërtesat më të mëdha në Shkup.

Edhe kulla e tretë si dy të parat do të jetë e lartë 130 metra dhe 32 metra nëntokë, prej të cilave 8 metra janë garazhe përdhes dhe 24 metra themele dhe shtylla.

Kulla e tretë e ‘Xhevahiri skaj Siti’ kompleksi banesorë do të ndërtohet nga një kat në shtatë ditë. 

Ky kompleks përveç pjesës banesore ofron edhe qendër tregtare, salla fitnesi, pishina të mbuluara, banja turke, etj.

Lajme të ngjashme

Back to top button