Prindërit që kundërshtojnë vaksinimin e detyrueshëm nuk pranojnë dënime

Prindërit përkrahës të iniciativës për ndalimin e vaksinimit të detyrueshëm të fëmijëve, reagojnë ndaj rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë për dënimin e prindërve të cilët i kundërvihen vaksinimit të fëmijëve.

Prindërit pyesin Ministrinë e shëndetësisë se si është mundur që kjo ministri të dirigjojë procese gjyqësore? Prindërit që i kundërvihen vaksinimit të detyrueshëm theksojnë se kjo është shkelje legjislatives juridike dhe shkelje e ligjeve që garantojnë të drejtat e pacientëve.

Prindërit që kundërshtojnë vaksinimin e detyrueshëm, thonë se në këtë mënyrë institucionet e sistemit shfrytëzohen kundër qytetarëve të vetë ne vend që të kujdesen për mbrojtjen e tyre.
Prindërit, thonë se nuk do të marrin pjesë në asnjë proces gjyqësorë që do ët ngrihet kundër tyre sepse kjo sipas tyre është është shkelje e të drejtave themelore të qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button