Te dielën mbyllen disa rrugë për shkak të Maratonës së Shkupit

Me rastin e mbajtjes së manifestimit “Maratona e Shkupit 2014” më 11.05.2014 (e diel) gjatë periudhës prej orës 07:30 deri ën orën 14:00 do të ndryshohet regjimi i komunikacionit në Shkup. 

Gjatë periudhës së lartpërmendur krejtësisht do të mbyllen rrugët: “Vojvoda Vasil Cupovski”, “Mitropolit Teodosij Gologov”, “11 Tetori”, një pjesë e bulevardit “Republika e Krushevës”, dhe nëj pjesë e bulevardi “Brigada e tretë Maqedonase” dhe “Jane Sandanski”.

Do të mbyllen edhe disa linja të bulevardeve “Klimenti i Ohrit”, rruga “Lublanska”, bulevardi “Ilinden”, dhe bulevardi “Aradhet e partizanëve”.

Për shkak të mbylljes së rrugëve do të ndryshohen edhe linjat e autobusëve për atë ditë.

Lajme të ngjashme

Back to top button