BDI doli në publik, tregon deri ku janë bisedimet me VMRO-në

Përmes një komunikate për media, BDI demanton se po kërkon resorin e financave apo cdo informatë tjetër në lidhje me pozitat negociuese të kësaj partie me VMRO-në, për qeverinë e re.

“Ditët e fundit janë paraqitur në media, portale dhe qarqe të ndryshme politike, spekulime lidhur me pozicionin negociator të BDI-së, si parti fituese në kampin politik shqiptar, në negociatat me partinë fituese në bllokun maqedonas, VMRO DPMNE.

BDI sqaron opinionin se spekulimet për atë se cilat janë kërkesat e BDI-së për ndarjen e resorëve janë të paqëndrueshme dhe qëllimkëqija.

Ekipet negociatore janë ende në fazën e parë, në atë të harmonizimit të platformave zgjedhore të dy partive për bashkëqeverisje eventuale, e cila u paraprin dy fazave të tjera – definimi i parimeve të bashkëqeverisjes dhe ndarja e resorëve.” shkruhet në komunikatën e BDI-së.

BDI nuk komenton pyetjen e Portalb, për kërkesën e VMRO-së që Ahmeti të gjejë mënyrë për ta pranuar presidentin Ivanov, ose se a do merr pjesë kjo parti në inagurimin e tij. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button