Në fuqi armëpushim i ri në Ukrainën Lindore

Një armëpushim i ri hyri në fuqi në rajonin e konfliktit në Ukrainën lindore, transmetoi TASS.

Ndërprerja e sërishme e zjarrit në Donbas midis forcave qeveritare ukrainase dhe separatistëve prorusë u dakordua të mërkurën.

Qëllimi kryesor i të a.q. “armëpushim për bukë” është që t’ju ndihmojë banorëve të fillojnë që ta bëjnë korrjen. Ndërprerja e zjarrit hyri në fuqi dhe është paraparë të zgjasë deri më 31 gusht.

Nga 1 janari deri nga mesi i qershorit në rajonin e konfliktit në Ukrainën Lindore, sipas të dhënave të misionit monitorues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim (OSBE), janë vrarë 45 dhe janë plagosur 216 persona.

Numri i viktimave është më i madh në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Atëherë si rezultat i konfliktit në Donbas janë vrarë 23 dhe janë plagosur 84 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button