Rita po thyen rekorde të reja

Kënga e saj më e re “I Will Never Let You Down”, duket se po pëlqehet shumë nga fansat anembanë globit.

Bëhet fjalë për këngëtaren shqiptare Rita Ora, e cila ka falënderuar adhuruesit nëpërmjet “Intagram”, për mbështetjen që po i japin krijimtarisë së saj të fundit.

“10 milion viewes (10 milionë klikime)”, ka shkruar Rita në llogarinë zyrtare të rrjetit social “Instagram”, duke shprehur mirënjohje për të gjithë ata që bënë të mundur që kjo këngë të arrijë mbi 10 milionë shikime në kanalin muzikor ‘Youtube’.

Kujtojmë se kënga është punuar nga i dashuri i saj, Calvin Harris, dhe do të paraqitet në albumin e radhës të këngëtares 23-vjeçare. 

Lajme të ngjashme

Back to top button