Lokalizohet zjarri i madh në Portugali

Zjarrfikësit portugezë gjatë natës së kaluar kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin më vdekjeprurës në historinë më të re të Portugalisë, ku humbën jetën 64 persona, ndërsa mbi 150 janë lënduar.

Siç kumtoi në mëngjes një përfaqësues i autoriteteve portugeze, zjarri, i cili shpërtheu të shtunën, u lokalizua, edhe pse në disa vende ende ka zjarr të vogël.

Për shkak të temperaturave të larta, moti i thatë dhe era e fuqishme e ngrohtë, që shpërtheu në rajonin e qytetit Pedrogao Grande, në rreth 200 kilometra në lindje të Lisbonës, përfshiu rreth 40.000 hektarë tokë.

Drejtori i Agjencisë për mbrojtje civile, Viktor Vaz Pinto informoi se zjarri ende po digjet në pjesët veriore nga Pedrogao Grande, për të cilin shkak janë evakuar banorët e disa fshtrave në rrethinë.

Pinto tha se pret që gjatë ditëve të ardhshme zjarri të shuhet tërësisht, në çka, sipas tij, do të ndihmojë edhe rënia e pritur e temperaturave.

Kryeministri portugez Antonio Kosta kërkoi ngritje të hetimit për shkaqet që sollën deri te përhapja e shpejtë e stihisë së zjarrit dhe numrit të madh të viktimave.

Sipas hetimit të parë të policisë, zjarri më siguri është shkaktuar nga goditja e vetëtimës, pas çka shpejtë është përhapur. Megjithatë, sipas burimeve të hetimit, nuk u përjashtua edhe mundësia që zjarri të ishte shkaktuar me qëllim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button