Francë, alarm i portokalltë nga temperaturat ekstreme

Në dy të tretat e territorit të Francës është aktivizuar alarm i portokalltë për shkak të temperaturave të larta ekstreme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Instituti Meteorologjik i Francës ka njoftuar se nga 95 rajonet administrative të Francës, në 66 prej tyre, mes tyre edhe Parisi, është ndezur alarmi i portokalltë, i cili është niveli i dyte më i lartë nga katër nivelet sa ka alarmi.

Në disa vende, temperaturat sot kanë arritur deri në 38 gradë, kurse pritet të vazhdojnë deri të enjten dhe të arrijnë deri në 40 gradë.

Qeveria franceze kishte kërkuar marrjen e disa masave për mbrojtjen e fëmijëve në çerdhe dhe shkolla, për shkak të temperaturave të larta që më së shumti përfshijnë rajonet perëndimore dhe jugore të vendit.

Ndërkaq, temperatura sot në Paris u regjistrua në 35 gradë celsius.

Franca ka popullsi të lartë të moshuar dhe shpesh përballet me vdekje të personave të moshuar për shkak të temperaturave të larta.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button