Takim i ministrit Fazliu me ambasadorin Timonie, në theks bashkëpunimi me Francën
Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Suhejl Fazliu sot takoi ambasadorin e Francës në Republikën e Maqedonisë, Kristian Timonie.
Në takim, ministri Fazliu afirmoi prioritetet e Qeverisë në fushën e qeverisjes lokale dhe zhvillimin rajonal, si dhe gatishmërinë për hapjen e formave të reja të bashkëpunimit.
“Ambasadori i Francës, Timonie vuri në dukje se Republika Francës është e gatshme të mbështesë Republikën e Maqedonisë në përmbushjen e synimeve të reformave për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian. Në këtë plan u theksua mundësinë e bashkëpunimit konkret ndërmjet komunave në të dy vendet si dhe këmbimi i përvojave për nxitjen e zhvillimit rajonal”, theksohet në kumtesë.
Si pozitive u veçua përvoja nga bashkëpunimi me Normandinë, përmes së cilës gjashtë komuna nga Maqedonia vendosën bashkëpunim me komuna të Francës.
Ministri Fazliu e falënderoi për interesin e treguar dhe kërkoi që kontaktet të vazhdojnë në nivel teknik për precizimin e fushave dhe modalitetet e bashkëpunimit në interes të të dyja vendeve.