Geti e Flori bashkë!

Janë padyshim dy nga emrat më të njohur në industrinë e muzikës në vendin tonë. Bëhet fjalë për krijuesit e shumë hiteve Getoar Selimin dhe Flori Mumajesin, të cilët ditë më parë kanë postuar një foto në faqet e tyre zyrtare në ‘Facebook’, ku shihen dy artistët bashkë.

Ndërkaq pranë fotos kanë lënë mbishkrimin. “Ata që e din, ata që s’e dinë. Tiranë, Prishtinë..”, duke mos dhënë asnjë detaj më shumë rreth takimit të tyre.

E ndonëse bashkëpunimet e dy artistëve gjithmonë kanë rezultuar me sukses, kjo foto nuk ka mbetur pa u vërejtur nga qindra fansa të tyre të cilët poshtë fotos kanë komentuar në numër të madh, duke mos hezituar të kërkojnë një bashkëpunim nga ata.

Ndryshe bëhet e ditur se Geti përveç angazhimeve të tij, është duke punuar edhe një këngë për këngëtaren e njohur Leonora Jakupin.

Lajme të ngjashme

Back to top button