Malas: Dimitrov e vizitoi Athinën për të na siguruar se në Shkup po fryn një erë e re

“Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, diplomati më i suksesshëm i IRJM-së, e vizitoi Athinën për të na  siguruar se në Shkup tani po fryn një erë e re “, shkruan në komentin për “Katimerini”, Aleksandros Malas, i cili ishte ambasadori i parë i Greqisë në Shkup nga viti 1995 deri në vitin 1999 dhe ambasador në Uashington nga viti 2005 deri në vitin 2009.

Malas në tekst përkujton se Dimitrov ishte ambasador i Maqedonisë në Uashington dhe thekson se ai ishte “iniciator që administrata e Bushit ta njohë emrin kushtetues të vendit tonë dhe me njohuri dhe bashkëpunim e solli vendin e vet deri në fitore diplomatike kundër Greqisë para Gjykatës ndërkombëtare në Hagë”.

Diplomati grek shkruan se njohja e emrit kushtetues nga ana e SHBA-së solli deri në ndryshim drastik dhe i vështirëson kushtet për negociim të Greqisë, ndërsa vendimi nga Gjykata në Hagë e minon besimin e grekëve në institucionet,

“Vendimi i njëzëshëm nga samiti i NATO-s në Bukuresht në prill të vitit 2008 thotë se ‘paraprakisht zgjidhja e emrit’ është parakusht për ftesë për anëtarësim. Vendimi nga Bukureshti kishte çmim. Nuk ishte pa dhimbje. Si të gjitha vendimet e rëndësishme dhe të vështira të cilat janë regjistruar në histori. Kuptohet edh ne kemi bërë gabime”, shkruan Malas dhe “kujton” në reagimet e Kondoliza Rajz në pozitat e Dora Bakojani. Ai shton se ajo ka shkruar diçka në librin e saj, por e ka hequr esencën. “Paralajmërimet” nga e shtuna e 31 marsit të vitit 2008 në “thirrjen nga Lubjana”. Pala amerikane pohoi se ministrja greke “e ka ngritur tonin e zërit” ndaj Rajs.

Siç përkujton korrespondenti i MIA-s nga Athina, më 31 mars të vitit 2008, Kondolina Rajs ka pasur bisedë telefonike me Bakojanin në të cilën amerikania e përsërit inevojën që Maqedonia të hyjë në NATO.

Malas më tej vazhdon se lideri i PASOK-ut Jorgos Papandreu “me të drejtë” e ka karakterizuar atë që ka ndodhur në Bukuresht si “operacion mbrojtës”.

Ai më pas përkujton çka ka paraprirë në vendimin e Bukureshtit, gjegjësisht se Qeveria e Karamanlis “me guxim politik” në shtator të vitit 2007 e vendosi kompromisin e Greqisë “emër i ndërlikuar me përcaktim gjeografik për çdo përdorim”.

“Sot, Qeveria e re e IRJM-së pohon se gjithçka ka ndryshuar. Në realitet, megjithatë, ngjan shumë me të kaluarën: insistimi i Kushtetutës së re nga viti 1991 (burim i konflikteve të brendshme dhe problemeve me fqinjët), propaganda armiqësore dhe iredentizmi, tentimi që të rrumbullakoset Greqia në NATO dhe në BE deh përafrimi ndaj qëndrimeve prej dje për emrin”, konkludon Malas.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button