Bushati se shpejti do te merr detyrën e Ambasador i Shqipërisë në Maqedoni

Diplomati shqiptar Petrit Bushati pritet që së shpejti të merr detyrën e tij si Ambasador i Shqipërisë në Maqedoni.

Ai së shpejti do të shpërngulet në Shkup, ku për një mandat do të ushtrojë detyrën e tij si ambasador shqiptar në Maqedoni.

Propozimi për kandidaturën e tij është miratuar nga Komisioni për Politikë të Jashtme i Parlamentit të Shqipërisë. Kandidatura e Bushatit ka marrë një mbështetje të gjerë, për shkak të njohjes së tij me zhvillimet në rajonin e Ballkanit. 

Diplomati Petrit Bushati, më parë ka qenë ambasador në Suedi gjatë viteve 1988-1991, ambasador në SHBA në vitet 1997-2001 si dhe ambasador në Beograd në vitet 2002-2006.

Lajme të ngjashme

Back to top button