Kuvend, shumica e parlamentarëve mungojnë

Delegacion i Kuvendit të Maqedonisë sot dhe nesër në Bruksel do të marrë pjesë në Konferencën interparlamentare me temë: “BE proces ligjdhënës – nga iniciativa ligjdhënëse deri te implementimi dhe monitorimi”, në kuadër të Programit për mbështetje të parlamenteve nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqia, në organizim të Parlamentit Evropian, njoftoi pres-shërbimi kuvendor.

Në delegacionin kuvendor janë deputetët Shpresa Hadri, Afrim Gashi, Betiane Kitev dhe Ilija Dimovski.

Në fokusin e konferencës do të jetë BE procesi ligjdhënës, me theks të veçantë në rolin e komisioneve parlamentare si vegla për përforcim të rolit mbikëqyrës të pushtetit ligjdhënës përkundër pushtetit ekzekutiv.

Gjithashtu, do të shqyrtohen praktikat më të mira ligjdhënëse të Parlamentit Evropian, me qëllim që të gjejnë zbatim në parlamentet kombëtare.

Në Konferencën interparlamentare do të marrin pjesë eurodeputetë dhe anëtarë të komisioneve të ndryshme në kuadër të Parlamentit Evropian, si dhe përfaqësues nga parlamentet e vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button