Edhe Reali zë në thua, buzëqesh Atletico

Klubi mbretëror Real Madrid ka dëshpëruar miliona tifozë anë e kënd globit duke bërë hap fals në ëndrrën e quajtur “tripletë” pasi ka barazuar në “Santiago Bernabeu” me Valencian me rezultat 2:2 në kuadër të javës së 36-të të La Ligas.

Fillimisht në epërsi kaloi skuadra e Valencias në minutën e 44-të me golin e Jeremy Mathieu , rezultatin e barazoi Sergio Ramos në minutën e 59-të për 1:1, epërsin e dytë sërish ja dha Valencias gola e Daniel Parejo në minutën e 65-të për 1:2, ndërsa për rezultatin përfundimtar të takimit u përkujdes Di Maria në min e 90-të të takimit për 2:2.

Real Madrid rradhitet në pozitën e tretë me 83 pikë me një lojë më pak të zhvilluar dhe 5 pikë larg liderit Atletico Madrid, ndërsa Valencia me këtë fitore historike ka grumbulluar 46 pikë dhe rradhitet në pozitën e tetë

Lajme të ngjashme

Back to top button