Kapet tifozi i Romës që plagosi napoletanët

Policia italiane e ka arrestuar tifozin e Romës, i cili të shtunën me armë zjarri ka plagosur tre tifozë të Napolit. Incidenti ka ndodhur para fillimit të ndeshjes finale të Kupës së Italisë, në mes Fiorentinës dhe Napolit.

Policia ka njoftuar se ka arrestuar 48 vjeçarin, Daniele De Santis tifoz i ekipit të Romës. Para fillimit të ndeshjes ai në mënyrë verbale kishte fyer disa tifoz të Napolit, e që ata ja kishin kthyer “kusurin”, ku kishte nxjerrë armën dhe i kishte plagosur ata.

Një nga të lënduarit, Çiro Espozito, ndodhet në spitalin e Romës dhe gjendja e tij është ende kritike. Shkaku i këtij incidenti ndeshja finale ishte prolonguar për 45 minuta. Në fund Kupa i takoi ekipit të Napolit, që fitoi me rezultat 3:1.

Lajme të ngjashme

Back to top button