Tur çikliste “Tur de Galiçica”

Tura e katërt çikliste “Tur de Galiçica” në të cilën do të marrin pjesë rreth 250 rekreativë nga Maqedonia do të fillojë sot në mëngjes nga sheshi i qytetit “Mbreti Samoil” në Resnjë. Tura rekreative çikliste do të vozitet nëpër shpatet e Parkut kombëtar Galiçicë, me gjatësi të përgjithshme prej 71 kilometrave.

Risi, siç paralajmëron organizatori, Klubi i çiklistëve “Prespa Bajk” është planifikuar tur deri te maja më e lartë e malit Galiçicë, Magaro 2.255 metra lartësi mbidetare.

“Tur de Galiçica” këtë vit organizohet për të katrën herë dhe sipas njërit prej përgjegjësve në organizimin e ngjarjes Kristijan Qulumanovsku krahas shoqërimit dhe rekreacionit, qëllimi themelor i ngjarjes është të jepet kontribut i fuqishëm ndaj promovimit të bukurive natyrore të Prespës në funksion të zhvillimit të turizmit në këtë rajon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button