Çavushogllu në Shkup: Turqia do të mbështesë Maqedoninë në bisedimet me Greqinë

23:40 | Mesazhi i pas iftarit nga shefi i diplomacisë turke, Çavushogllu për Maqedoninë

23:17 | Takimi Zaev – Çavushogllu, ja për çfarë u bisedua

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev ka zhvilluar takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavushogllu.

Në takim është theksuar përcaktimi i përbashkët për thellimin e marrëdhënieve fqinjësore mes dy vendeve.

Ministri i Çavushogllu ka thënë se Turqia mbështet qeverinë e re dhe përpjekjet e vendit për anëtarësim në NATO por edhe në BE.

Kryeministri Zaev nga ana tjetër ka theksuar se “qeveria e re mbetet e përkushtuar për të zbatuar reformat e nevojshme për integrimet euro-atlantike, të cilat njëkohësisht do të kontribuojnë në zhvillimin e ekonomisë dhe shtetit juridik, si dhe jetë kualitative për të gjithë qytetarët”.

21:17 | Gruevski-Çavushogllu: Marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe Turqisë karakterizohen me miqësi dhe respekt të ndërsjellë

Ekziston nivel i lartë i marrëdhënieve mes të dy shteteve të cilat karakterizohen me miqësi dhe respekt të ndërsjellë, këtë e kanë konstatuar në takimin e sotëm në Shkup ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavushogllu me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski në të cilin ka marrë pjesë edhe anëtari i Komitetit ekzekutiv, Nikolla Todorov.

Siç kumtoi partia, në takim është biseduar për marrëdhëniet e ndërsjella mes shteteve, interesat strategjike të Republikës së Maqedonisë lidhur me integrimet euroatlantike dhe situatën aktuale politike.

“Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikola Gruevski theksoi se Turqia është mik i rëndësishëm i Republikës së Maqedonisë dhe mbështetës i aspiratave për anëtarësimin në NATO. Ai theksoi se interes strategjike i Republikës së Maqedonisë është anëtarësimi në NATO, si dhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian, si dhe ajo se Maqedonia është një kohë të gjatë jashtë proceseve, dhe se nevojitet hap i cili do të thotë valorizimi dhe konfirmim i tërë asaj që deri tani është arritur në këtë plan”, qëndron në kumtesë.

15:40- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Turqisë, Mevlyt Çaushogllu pas takimit me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov bëri të ditur përkrahjen e tij dhe të Turqisë ndaj Maqedonisë në rrugën e saj në integrimin euro-atlantik dhe në zgjidhjen e çështjes së emri me Greqinë, njofton Portalb.mk.

Ai tha se Maqedonia paraqet një shtet i rëndësishëm i stabilitetit politik  dhe ekonomik për tërë rajonin.

“Stabiliteti i Maqedonisë është i rëndësishëm për stabilitetin ekonomik dhe politik të rajonit. Interesi tregtar paraqet një pikë kyçe për raportet tona, ngaqë ka shumë investime turke në Maqedoni, dhe kjo do të vazhdojë edhe më tej që të zhvillohet një ekonomi e përbashkët”, tha Çaushogllu.

Ai gjithashtu solli edhe porositë e kryeministrit dhe kryetarit të Turqisë për vizitë të Zoran Zaevit dhe Gjorge Ivanov për vizitë në Turqi.

Ndërsa minstri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov u shpreh i kënaqur nga biseda dhe takimi i tij me ministrin Çaushogllun, ngaqë siç shprehu ai, ky është takimi i parë i zyrtarit turk në Maqedoni, në 25 vjetorin e fillimit të diplomacisë së Maqedonisë.

“Ky takim në Maqedoni është takim simbolik, dhe është i pari që ministri i Jashtëm  i Turqisë i cili e takoi Maqedoninë pikërisht në 25 vjetorin e fillimit të raporteve diplomatike. Ne patëm mundësi të njihemi bashkërisht dhe të shprehim bashkëpunim”, tha Dimitrov.

Edhe Dimitrov bëri të ditur se pjesë e takimit kanë qenë edhe zhvillimi i tregtisë.

“Diskutuam edhe për zhvillimin e tregtisë, për ekonomi më të zhvilluar, kjo e bazuar në institucione të pavarura dhe të fuqishme, ku fokusi do të jetë në integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE, jo se pse duam të jemi pjesë e shteteve, por se duam të bëhemi pjesë e vlerave për të cilat thirren këto shtetet anëtare”, tha Dimitrov.

Ai tha se “me Turqinë ne nuk ndajmë kufinj, por thuajse ndajmë kufi i cili është i hapur gjithmonë për ne”.

Krahas përkrahjes në rrugën euro-atlantike, në këtë takim u diskutua edhe për mënyrën se si më lehtë dhe më mirë të luftohet me krizën e emigrantëve.

Pas kësaj ata do të shkojnë në takim me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev.

_______________________________________________________________

15:15- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Turqisë, Mevlyt Çaushogllu gjatë takimit me kryetarin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov bisedoi për mënyrën e thellimit të raporteve bilaterale të Turqisë dhe Maqedonisë.

Ai, sërish, ka riafirmuar përkrahjen e Turqisë për integrim të Maqedonisë në rrugën euro-atlantike, duke thënë se Turqia do të shpreh përkrahje të vazhdueshme.

__________________________________________________________

10:00-Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, i cili po qëndron për vizitë pune në Maqedoni, i shoqëruar nga ambasadorja turke në Shkup, Tülin Erkal Kara dhe nga deputeti në Parlamentin e Turqisë, Hüseyin Büge, u prit nga presidenti i vendit, Gjorge Ivanov, në vilën presidenciale “Villa Vodno”, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas takimit me presidentin e Maqedonisë, ministri Çavuşoğlu do të pritet nga homologu i tij maqedonas, Nikolla Dimitrov, në hapësirat e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ministrat e të dy vendeve do të realizojnë takim kokë më kokë, si dhe do të zhvillohet një takim mes delegacioneve të të dy ministrive.

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë paraprakisht njoftoi se në takim do të shkëmbehen mendime për marrëdhëniet dypalëshe dhe do të diskutohen mundësitë për avancimin e bashkëpunimit në shumë fusha, me theks të veçantë në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik.

Nga MPJ e Maqedonisë theksojnë se ministrat do të bisedojnë për temat aktuale në rajon dhe më gjerë, si dhe për bashkëpunimin e ndërsjellë në planin ndërkombëtar.

Në kuadër të vizitës së tij, poashtu është e paraparë që ministri Çavuşoğlu të pritet nga kryeministri Zoran Zaev.

Ndërkohë, më herët ministri turk u takua edhe me liderin e opozitës maqedonase, atë të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.

Ndërsa në mbrëmje, ministrat Çavuşoğlu dhe Dimitrov do të marrin pjesë në sofrën e iftarit, të organizuar për nder të ministrit turk nga Agjencia Turke për Zhvillim dhe Koordinim (TIKA) nën kujdesin e Ambasadës së Turqisë në Shkup, Oda Ekonomike e Maqedonisë dhe Turqisë (MATTO) dhe Lidhja e Organizatave Joqeveritare Turke në Maqedoni (MATÜSİTEB).

Poashtu në këtë sofër të iftarit është paralajmëruar prania e presidentit Gjorge Ivanov dhe kryeministrit Zoran Zaev.

********************************************************

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Mevlut Çavushoglu sot do të qëndrojë për vizitë pune në Maqedoni.

Ministria e Punëve të Jashtme sot kumtoi se Çavushoglu do të takohet me shefin e diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov. Në takim pritet të këmbehen mendime për marrëdhëniet dypalëshe dhe për mundësitë për avancimin e bashkëpunimit në më shumë fusha, me theks të veçantë në thellimin e mëtejshëm të bashkëpinimit ekonomik, transmeton MIA.

Të dy ministrat do të bisedojnë edhe për temat aktuale në rajon dhe më gjerë, si dhe për bashkëpunimin në planin ndërkombëtar.

Në suaza të vizitës është paraparë që ministri Çavushoglu do të pritet edhe nga presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov dhe nga kryetari i Qeverisë Zoran Zaev.

Ministrat Çavushoglu dhe Dimitrov do të marrin pjesë edhe në Iftar të cilin për nder të ministrit turk të Punëve të Jashtme do ta organizojë Ambasada e Republikës së Turqisë në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button