Mark Nans: Të parandalohet nxjerrja e parave jashtë vendit

Maqedonia e ka të vështirë t’i ktheje mbrapa paratë e vjedhura ose të dërguara jashtë shtetit. Mark Nans Profesor universitar në SHBA, në një intervistë për emisionin 360 vlerëson se vendi nuk futet shumë në konfiskim por në parandalimin për mos përsëritjen e veprës së njëjtë, shkruan Alsat M.

“Mendoj se kthimi i mjeteve dhe konfiskimi i pasurisë janë tema për të cilat ka pasur progres të madh në standardet ndërkombëtare dhe kuptohet që njëra nga çështjet që kanë të bëjnë me sistemin e Maqedonisë është se sa mirë këto rregulla janë duke punuar, si janë të dizajnuara dhe si zbatohen. Mendoj se Maqedonia nga ajo që unë e kam lexuar, deri në këtë moment ka bërë disa përmirësime, dhe kjo është mirë. Por, konfiskimi, përqindjet, unë mendoj se nuk futeni në këtë punë për t’i kthyer paratë, por më tepër për të parandaluar që ajo të ndodhë përsëri. Kjo ndoshta është mënyra e të menduarit e cila duhet të mbizotërojë. Mendoj se përvoja tregon se kthimi i këtyre mjeteve është rast shumë i rrallë”,  deklaroi Profesor universitar në SHBA, Mark Nans.

Ai madje vlerëson se shteti duhet të fokusohet në parandalimin e larjes së parave për të cilën gjë rekomandon formimin e organizatave që do të merreshin me këtë çështje.

Ai gjithashtu ka thënë se përkundër faktit se ofshor kompanitë nuk gëzojnë reputacion të mirë, të njëjat vazhdojnë të funksionojnë madje nuk ka dëgjuar që ndonjë shtet t’i ketë ndaluar të njëjtat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button