Edhe Chelsea i thotë lamtumirë titullit

Pas Barcelonës në kampionatin spanjoll tani edhe Chelsea në kampionatin anglez i ka thënë lamtumirë titullit.

Skuadra e Jose Morinhos nuk ka mundur të vazhdojë luftën për titull pasi ka barazuar me Norwich Cityn me rezultat 0:0 në kuadër të javës së 37-të në Premier Ligën Angleze.

Me këtë barazim Chelsea mund të themi si ia ka shuar vetes ëndërrat për titull pasi ka 79 pikë kur ka mbetur edhe një ndeshje për tu zhvilluar në Premier Ligë, ndërsa Liverpool e City kanë pikë të barabarta me 80 pikë por nga një ndeshje më pak./ Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button