Leonora Poloska në pritje të ëmbël, së shpejti nënë

Këngëtarja shkupjane Leonora Poloska ka arsyetuar sot mungesën e saj të gjate në muzikë. Ajo në fakt ka konfirmuar se është shtatzënë dhe po pret fëmijën e saj të parë.

Leonora do të provojë për herë të parë ndjesinë e të qenit nënë. Këngëtarja e ka ndarë këtë lajm të gëzueshëm me ndjekësit e saj në Instagram bashkangjitur të cilës shkruan:

“Shumë e lumtur si një nënë e ardhshme. Dashuria është jetë. E bekuar.”

Në foton e publikuar shihet se këngëtarja është në muajt e fundit të shtatzënisë ndaj brenda pak ditësh familjes së saj do ti shtohet një vogëlush.

 

Leonora Poloska
Leonora Poloska

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button