Ana Brnabiq – kryeministrja e parë LGBT në Ballkan

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ia ka dhënë mandatin për kryeministre të Serbisë, Ana Brnabiç, pjesëtare të komunitetit LGBT.

Brnabiç, përveç që edhe do të jetë edhe kryeministrja e parë e LGBT-së në Ballkanm ajo po ashtu do të jetë gruaja e parë kryeministre në Serbi.

“Vendosa të propozoj Ana Brnabiç si kryeministre në parlamentin e Serbisë,” u ka thënë gazetarëve presidenti serb Aleksandwr Vuçiç.

Vuçiç e quajti këtë vendim si ” vështirë të arritur por në interes të Serbisë dhe qytetarëve të saj”.

Brnabiç ka qenë ministre e Administratës publike dhe Pushtetit lokal në Serbi.

Emërimi i saj në postin e Ministres vitin e kaluar u përshëndet nga grupet e të drejtave të njeriut dhe u konsiderua si historike për Serbinë, pasi sipas tyre komuniteti LGBT është përballur shpesh me diskriminim, ngacmim dhe dhunë në këtë vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button