Në Francë të dielën raundi i dytë i zgjedhjeve parlamentare

Në Francë të dielën do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve parlamentare në të cilat pritet partia centriste e presidentit të ri, Emanuel Makron ta fitojë shumicën absolute në parlament.

Në raundin e parë të zgjedhjeve të mbajtura më 11 qershor, Republika përpara, i fitoi 32,32 për qind të votave, Republikanët djathtistë 21,56 për qind, ndërsa djathtistët ekstrem të Frontit nacional 13,20 për qind.

E majta gjegjësisht socialistët të cilët paraprakisht ishin në pushtet, i fituan vetëm 9,51 për qind të votave.

Pas raundit të dytë të zgjedhjeve partia e Makronit mund të fitojë rreth 400 prej gjithsej 577 vendeve të deputetëve që është shumë tepër se 289 vende aq sa janë të nevojshme për shumicë absolute në parlament.

Zgjedhjet në të cilat të drejtë vote kanë rreth 47 milionë francezë do të mbahen me masa të rrepta të sigurisë. Në gjithë shtetin janë sistemuar 50.000 policë dhe xhandarmëri plotësuese. Në Francë në fuqi është gjendja e jashtëzakonshme e vendosur që në vitin 2015 pas valës së sulmeve terroriste në të cilat pati 239 viktima.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button