BE-ja e hoqi roamingun, Maqedonia do të pres

Prej sot zyrtarisht hyn në fuqi heqja e roaming-ut të shërbimeve të telekomunikacionit në vendet e Bashkimi Evropian. Kjo masë ka të bëjë  vetëm për banorët e vendeve të Bashkimit Evropian, të cilët udhëtojnë nëpër vendet e Bashkimit. Rregullorja e  roaming-ut është vetëm për vendet e BE-së. Kështu që Maqedonia nuk bie në rregullore. Heqja do të thotë që shfrytëzuesit e shërbimeve të telekomunikacionit në rrjetet e mobilëve jashtë të paguajnë çmime si në vendet e tyre, njofton Portalb.mk.

“Operatorët ka që dy vite që përgatiten për fund të roaming-ut dhe shpresojmë se do ta shfrytëzojnë këtë mundësi më ndryshimin e këtyre rregullave që t’i kënaqin shfrytëzuesit tanë”, deklaruan mbrëmë në deklaratë të përbashkët kryetarët e Parlamentit Evropjan, Antonio Tajani, Zhan Kllon Junker dhe kryesuesi me BE-në kryeministri i Maltës Xhozef Muskat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button