Zjarr në burgun e sigurisë së lartë në Hagë, vdes një i burgosur (Foto)

Një person ka vdekur në një zjarr që ka shpërthyer në një qeli të një burgu të sigurisë së lartë në rrethinën Scheveningen të Hagës, raporton agjencia e lajmeve ANP.

Njësia e burgut ku shpërtheu zjarri është evakuuar por flaka, e cila kishte shkaktuar tym të madh, është shuar shpejt, transmeton Express.

Policia është duke e hetuar shkaktarin e zjarrit.

Ky burg përfshinë një njëri të sigurisë psikiatrike dhe një njësi për persona të cilët e presin gjykimin në Gjykatën Ndërkombëtare Kriminale në Hagë.

Zjarri ka shpërthyer në njësinë e psikiatrisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button