Sot shumë derbi në Ligën e Parë

Sot në kuadër të Ligës së Parë të Maqedonisë do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 31, ku do të spikasin disa ndeshje derbi, ndërsa që në këtë javë mundë të mësohet edhe emri i kampionit të ardhshëm të Maqedonisë.

Pikërisht në Shkup në derbin e qytetit për fatin e tyre do të vendosin dy ekipet pretenduese për titull, Rabotniçki që është lider në tabelë, ndërsa Vardari që është në ndjekje të tyre dhe kërkon të mbrojë titullin kampion. 

Ndeshje derbi gjithashtu do të jetë edhe ajo që do të luhet në mes ekipeve të Turnovës dhe Pelisterit, ndërsa dueli që për shqiptarët zgjon interes është, derbi lokal në mes Shkëndijës dhe Renovës. Me fitore eventuale Shkëndija mundë të vazhdon të mbajë gjallë shpresën që të sigurojë vend në mesin e ekipeve që do të përfaqësojnë Maqednoninë në garat evropiane, ndërsa Renova kërkon pikët që do ti garantonin mbetje në elitën e skuadrave më të mira në vend. 

Ju sjellim dhe të gjitha dyshet e xhiros së 31-të.
Euromilku – Napredoku, Makedonija Gj.P – Gostivari, Shkëndija – Renova, Bregallnica – Metalurgu, Turnova – Pelisteri, Rabotniçki – Vardari.

Tabela aktuale: Rabotniçki 56 pikë, Horizont T. 54, Metalurgu 53, Vardari 52, Pelisteri 51, Shkëndija 48, Bregallnica 42, Renova 40, Euromilku 35, Makedonija Gj.P. 29, Napredoku 14 dhe Gostivari 14. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button