Londër: Së paku 12 të vrarë, ndërsa 20 të tjerë në gjendje kritike

Numri i të vrarëve nga zjarri në një ndërtesë shumëkatëshe në pjesën perëndimore të Londrës, ka arritur në 12 vetë dhe ka shqetësime se ky numër mund të rritet, ka njoftuar policia, transmeton REL.

Flaka e cila e kishte përfshirë ndërtesën ishte e intensitetit të tillë që nuk ishte parë “për vite” të tëra, tha sot shefi policor i Londrës, Stuart Cundy.

Njëherësh, ekipet e zjarrfikësve thanë se i kanë shpëtuar 65 vetë.

Kryetari i qytetit të Londrës, Sadiq Khan, tha se “ka shumë” banorë që ende konsiderohen të zhdukur.

Zjarrfikësit ende po përpiqen ta vënë nën kontroll zjarrin e fuqishëm në ndërtesën, Grenfell Tower, që kishte filluar në orët e mëngjesit.

Shërbimi Ambulantor i Londrës tha se 70 vetë po trajtohen në spital, ndërsa 20 prej tyre janë në gjendje kritike.

Nuk është i nohur shkaku i shpërthimit të zjarrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button