Vuçiç: Serbia ushtarakisht neutrale, nuk pengon bashkëpunimin me NATO-n

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë një takimi me kreun e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Paolo Ali, tha se Serbia do të mbetet ushtarakisht neutrale, por se kjo nuk është pengesë për zhvillimin e bashkëpunimit me Aleancën ushtarake në Partneritetin për Paqe, sipas tij, me qëllim të rritjes së stabilitetit, sidomos në rajonin Ballkanit Perëndimor, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një kumtesë të publikuar nga kabineti i presidentit të Serbisë, thuhet se, “Ali mbështeti përpjekjet e bëra nga Serbia për të investuar në ruajtjen e stabilitetit dhe në zgjerimin e bashkëpunimit në rajon”.

Siç thuhet më tej, në takim me kreun e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Vuçiç ka thënë se pjesëmarrja e Serbisë në seancën vjetore të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, si një anëtar i asociuar, kontribuon në mirëkuptimin dhe besimin reciprok.

Ai ka falënderuar për rolin e KFOR-it, si një garantues i sigurisë në Kosovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button